Ditën e sotme priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, intensive në qarqet Dibër dhe Lezhë, mesatare deri lokalisht intensive në qarqet e tjera të vendit.
Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 11 deri në 16 °C, në vendet e ulëta nga 10 deri në 15 °C dhe në vendet malore nga 5 deri në 10 °C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe zonat malore e fortë./btvnews.al