“Skandal në Davoz. Flamuri i “Shqipërisë së Madhe” dhe i ashtuquajturës Kosovë afër hotelit ku do të qëndrojë Vuçiç!”.
Ky ështe titulli i lajmit në median serbe “Alo” këtë të martë, e cila shkruan për atë që e quan ‘skandal’ në prag të Forumit Ekonomik Botëror që pritet të mbahet në Davos të Zvicrës.
Në këtë forum, pjesëmarrës do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Alo.rs” shkruan se para mbërritjes së Vuçiç “ka ndodhur një skandal”, pasi përballë hotelit ku do të qëndrojë presidenti i Serbisë gjatë forumit në Davos, gjenden flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës.
“Në mes të Davosit promovohet “Shqipëria e Madhe”?! Është padyshim një pritje armiqësore për presidentin e Serbisë! Shtrohet pyetja, çfarë do të ndodhte nëse Serbia do të bënte diçka të ngjashme? Kjo për shkak se është një skandal me përmasa të papara. Është e qartë se shqiptarët e kanë pritur me armiqësi Vuçiçin dhe mikpritësi nuk reagon”, shkruhet në artikull. /btvnews.al