Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit në Zvicër. Prej andej, Rama ka folur për sulmin kibernetik që është bërë nga hakerat iranian mbi Shqipërinë gjatë vitit të kaluar.
Kreu i qeverisë tregoi se vendi ynë është çdo ditë i sulmuar, por shtoi se është arritur që të shmanget humbja e të gjitha të dhënave.
“Vitin e kaluar u sulmuam shumë rëndë nga Irani. Morëm me shumë kujdes ‘shënime’ në çdo hap të hetimit. Sigurisht ishim shumë të kujdesshëm kur arritëm në këtë akuzë për Iranin dhe ndaj e kemi të faktuar. Jemi ende nën sulm.
Praktikisht çdo ditë. Është shumë sfilitëse, e frikshme. Dhe disi pamë anën tjetër të këtij bekimi të teknologjisë, që është ‘mallkimi’ i teknologjisë. Ky sulm ishte nga më të rëndit bërë ndonjëherë në të gjithë botën.
Megjithatë ne ia dolëm që të shmangnim të humbnin të gjitha të dhënat. Kishim disa sistem që nuk funksiononte dhe kthimi mbrapa në letër nuk ishte një opsion”, tha Kryeministri./btvnews.al