Rreth tre muaj pas vdekjes në duart e policisë së Lear Kurtit, Avokati i Popullit ka publikuar raportin rreth ngjarjes, në të cilin kritikohet puna e policisë.
Sipas të dhënave të mbledhura nga ky institucion, deklarohet se oficerët e policisë kanë qenë të paqartë dhe nuk kanë marrë masa kur i riu ka ndjerë shqetësime shëndetësore.
“Duke mbajtur në konsideratë natyrën e çështjes, në raste të tilla shërbimet e policisë, mund ta parandalonin këtë ngjarje, në kushtet e veprimeve apo mosveprimeve që përfaqësuesit e rendit publik kishin si detyrim të kryenin”, thuhet ne raportin e Avokatit te Popullit.
Po ashtu në konstatimet e Avokatit të Popullit rezulton se gjatë shoqërimit të Kurtit, nuk emri i tij nuk është evidentuar në regjistrin e të shoqëruarve në ambientet e komisariatit.
Avokati i Popullit gjithashtu jep dhe gjashtë rekomandime për institucionet përgjegjëse, duke kërkuar që të merren masa për zbatimin efektiv të garancive ligjore dhe ofrimin e shërbimit shëndetësor për të gjithë të shoqëruarit në komisariate./btvnews.al