Kjo është banesa e familjes Lika në fshatin Xibër Hane të Njësisë Xibër në Bashkinë Klos. Katër anëtarët e kësaj familjeje rrezikojnë jetën në këtë dhomë gati të rrënuar.
Tërmeti i së dielës bëri që Vjollca bashkë me tre fëmijët e saj të përjetonin një tmerr duke qenë se ndërtesa mund t’i zinte brenda.
Mes lotësh në sy, Vjollca Lika ju bën apel institucioneve ta ndihmojnë me një banesë të re pasi ajo tashmë është në qiell të hapur si pasojë e shembjes së banesës që kishte qe kur jetonte me bashkëshortin pasi tani kjo jeton me fëmijët.
Ndërkohë, Shtabi i Mbrojtjes Civile ka ngritur grupet e punës në terren në të gjithë Qarkun Dibër për të verifikuar 180 raportimet e bëra nga banorët e 4 bashkive. Janë 19 grupe gjithsej, tre prej të cilëve nga Instituti i Ndërtimit të Tiranës. Pas konstatimeve do të nisë procesi i vlerësimit të dëmeve./btvnews.al