Marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës po merr një tjetër formë, pasi këngëtari po shpreh shumë hapur pëlqimin që ka për moderatoren.
Sot Luizi i ka thënë disa herë Kiarës ‘Të dua’ dhe ka treguar shumë afrimitet me të, gjë që është pranuar nga moderatorja e cila po duket se po e fal për gabimin që bëri.
Luizi: Për Zotin të dua shumë, që ta dish. Nuk është siç e thonë këta (Flet për banorët e tjerë), që ka rënë në dashuri e kështu. Por realisht të ndiej, shumë. S’di të gjej një fjalë, që është më e madhe se ndjenja, por nuk është një dashuri e çmendur. S’di të gjej një fjalë që është në mes. Hiqi ato duar.
Kiara: Kam turp! (Mbulon fytyrën me duar)
Luizi: Nuk flas kështu me maska…/btvnews.al
View this post on Instagram