Pas lëkundjeve të tërmetit të se dielës, policia e Bulqizës ka rrethuar këtë pallat në lagjen e re, pasi është i rrezikshëm për të qëndruar në të.
Pallati në fjalë ishte i pabanueshëm që prej tërmetit të vitit 2019, por disa nga familjet nuk i braktisën banesat.
Ata vijuan të qëndrojnë në to edhe pse konstrukti i pallatit përbënte rrezik. Me vendim të ekspertëve të fushës, pallati është rrethuar dhe ka nxjerrë jashtë familjet që jetonin ende aty.
Një nga banorët e këtij pallati tha nuk kanë arritur të sigurojnë banesë për të jetuar me qira, ndërsa presin të ndërtohet një pallat i ri dhe të marrin banesë të re.
Në Bulqizë ka edhe familje të tjera të prekura ndërsa në terren vijon puna për të verifikuar çdo ankesë./btvnews.al