Një shqiptar është arrestuar nga policia në Britani, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Mediat vendase bëjnë me dije se ai ra u kap në një “shtëpi bari” në rrugën Windsor, Rhyl, teksa po kujdesej për kanabisin që kapte vlerën prej 848 mijë Paund.
Mësohet se i arrestuari është Arnold Hazizi, i cili e pranoi veprën penale para drejtësisë britanike, ndërsa mësohet se është dënuar me 22 muaj burgim.
Ai deklaroi se në Shqipëri kishte punuar në fermën e tij familjare, por për shkak të borxheve ishte detyruar të shkonte ilegalisht në Britaninë e Madhe.
“Jam i zhytur në borxhe në Shqipëri, kërkojnë të më shfarosin”, mësohet të ketë deklaruar 30-vjeçari shqiptar.
Gjithashtu nga të dhënat në telefonin e tij, policia ka zbuluar se ai kishte qenë në kontakt me një burrë të quajtur Nino për t’u kujdesur për bimët dhe madje e mësonte atë se si të kujdesej për bimët e tij të kanabisit./btvnews.al