Policia italiane ka goditur një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës. Mësohet në pranga kanë rënë 4 shqiptarë janë arrestuar pas operacionit të zhvilluar në portin e Savonës.
Policia ka sekuestruar rreth një ton kokainë dhe droga ishte fshehur në pjesën e zhytur të anijes tregtare dhe u gjet nga zhytësit nga Seksioni i Operacioneve Detare të Savonës.
Ngarkesa me lëndë narkotike u sekuestrua nga Policia Financiare e Barit dhe ishte e ambalazhuar në 26 mbështjellës.
Ndërkohë mësohet se pas arrestimit të të katërve, Guardia di Finanza kishte mësuar për mbërritjen në portin e Savonës të një ngarkese tjetër me lëndë narkotike në një anije tregtare me flamur të Hong Kongut./btvnews.al