Pasditen e sotme një familje prej 5 personash ka rrezikuar jetën ndërsa po tentonin të kalonin përroin e Kalurit në Njësinë Adminstrative Ungrej të Bashkisë Lezhë.
Për pasojë makina me të cilën udhëtonin mbeti në mes të përroit ndërsa po tentonin të kalonin duke u kthyer nga Ungreji drejt fshatit të tyre.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë ndërhyrë menjëherë duke shmangur një tragjedi te mundshme pasi niveli i përroit ishte rritur ndjeshëm dhe rrjedha e tij ishte e fortë. 5 personat u bllokuan në makinë në pamundësi për të dalë dhe gjithçka u zgjidh me ndihmën e personave të tjerë qe konstatuan situatën.
Familja që rrezikoi ka ndjekur rrugën në të cilën kishte udhëtuar edhe më parë duke mos e ditur rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit pasi nuk kishte rrugë tjetër alternative. /btvnews.al