E martë, 26 Nëntor, 2024

Në zonat malore do të ketë reshje dëbore, si parashikohet moti për sot

Për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e në veriperëndim me intensitet deri të lartë, hera herës reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe perëndim  me intensitet deri të lartë.  Në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore ndërsa në relievet malore mbi 800-900 metër reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore erë intensive me shpejtësi deri në 18m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen që në zonat malore të variojnë nga 5 deri në 12°C, në zonat e ulëta nga 8 deri në 18°C dhe në zonat bregdetare nga 11 deri në 18°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit