E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Sali Berisha: Edi Rama zgjodhi plehrat për të kryesuar mafien e tyre, firmosi bonus për kompaninë që nuk ekzistonte

Ditën e sotme në një deklaratë për mediat kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ka firmosur një kontratë në shkelje të çdo parimi, vetëm se ajo është sipërmarrja e tij.

Berisha tha se ai zgjodhi plehrat për t’u bërë milioner dhe më shumë se milioner. Ai zgjodhi plehrat për të kryesuar mafien e tyre.

Deklarata e Sali Berishës:

Edi Rama ka firmosur një kontratë në shkelje të çdo parimi, vetëm se ajo është sipërmarrja e tij.

Vetëm e vetëm se ai zgjodhi plehrat për t’u bërë milioner dhe më shumë se milioner. Ai zgjodhi plehrat për të kryesuar mafien e tyre.

Ai firmosi vetëm pasi autoriteti kombëtar i prokurimeve, i dërgoi shkresën sipas të cilës kjo praktikë është antiligjore.

Edi Rama, siç e dini ju, ka firmosur për t’i dhënë bonus, kompanisë së tij, 8 përqind, në një kohë kur kjo kompani nuk ekzistonte në asnjë regjistër, në asnjë dokument të këtij shteti dhe ai kishte në zyrë shkresën e firmosur nga ministrja Ermonela Felaj, ku njoftohej se kompania për të cilën kërkohej mendimi që të merrte bonusin 8 përqind, nuk ekziston.
Kjo nuk e pengoi Edi Ramën, se ai kishte ndërmend ta krijonte kompaninë. E vërteta është se kompania u krijua tetë muaj më vonë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit