Ka shkuar në 206 numri i kërkesave nga banorët kundrejt Bashkisë Klos për dëme të shkaktuara nga tërmeti i 15 Janarit.
Duke qenë se kjo bashki ishte epiqendra e dy lëkundjeve të fuqishme, numri i qytetarëve që kanë raportuar për dëme në banesa apo objekte të tjera ka shkuar në mbi 200.
Sipas zëdhënëses për mediat e kësaj bashkie, Zamira Kajaçi, grupet e punës kanë arritur të virifikojnë në këto tri ditë 104 raportime të banorëve. Puna sipas Kajaçit do të vijojë pa ndërprerje deri në verifikimin e banorit të fundit.
Nga ana tjetër, Kajaçi u shpreh se krahas grupeve të ekspertëve në terren kanë dalë edhe punonjësit e shërbimit social në këtë bashki që po punojnë për të qetësuar qytetarët si dhe për t’iu ardhur në ndihmë me pako sociale.
Mbrëmjen e së dielës dy lëkundje të fuqishme tërmeti u regjistruan në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit, por ato u ndjenë edhe në bashkitë fqinje si Mati, Bulqiza, Tirana, Kruja etj./btvnews.al