Luizi çdo ditë në shtëpinë e Big Brother po tregon që është shumë i dashuruar me Kiarën. Ai i ka shprehur hapur pëlqimin dhe dashurinë, por ende nuk ka marrë një “Po” nga moderatorja.
Sot këngëtari ka bërë një veprim tjetër, pasi vuri tek pasqyra lart shtratit të tij, një poster me emrin Kiara.
Ky veprim është pritur mirë nga Kiara, e cila ka treguar se është dakord me lëvizjen e re të Luizit.
Tashmë duhet parë se si do të vijojë historia e tyre, nëse do të përfundojë në dashuri apo jo./btvnews.al