E martë, 26 Nëntor, 2024

Aksidenti tek pedonalja e Bulqizës, policia sqaron dinamikën

Policia e Bulqizës ka dhënë detaje për aksidentin që ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e pedonales.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se mjeti drejtohej nga shtetasi E.K., i cili u përplas me një furrë buke.

NJOFTIMI I PLOTË

Rreth orës 20.45, në qytetin e Bulqizës, shtetasi E.K., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me murin e një biznesi privat (furrë buke), duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit