E martë, 26 Nëntor, 2024

Deklarata e fortë e të dërguarit të Gjermanisë për BP: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka deklaruar se qëndrimi i Berlinit është se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, pa e njohur Kosovën.

Këtë deklarë e bëri gjatë një interviste për gazetën serbe Nova. Sarrazin u shpreh se hyrja e Serbisë në familjen e vendeve evropiane “nuk është e mundur as pa mediat e lira dhe demokraci”.

Ne, nga Gjermania, kemi pasur gjithmonë qëndrim shumë të qartë për këtë çështje – para përfundimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, kur Serbia të vendosë për anëtarësim në BE, njohja e Kosovës do të jetë pjesë e procesit”, është shprehur ai.

I dërguari i Gjermanisë tha se “kjo është shprehur qartë nga kancelari Olaf Scholz gjatë vizitës së tij në Serbi, në qershor të vitit të kaluar”.

Sarrazin tha se BE-ja është udhëheqësja e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe se është e domosdoshme që palët të arrijnë marrëveshje sa më shpejt që është e mundur./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit