E martë, 26 Nëntor, 2024

“Katar-Gate”, avokati i Eva Kailit akuza kundër gjykatës:  Po mbahet pa të drejtë në burg, po e torturojnë

Avokati i zëvendës presidentes së Parlamentit Evropian, Eva Kaili, Michalis Dimitrakopoulos ka hedhur akuza të forta duke thënë se klientja e tij po mbahet pa të drejtë në qeli dhe po torturohet.

Këtë të enjte në Bruksel është mbajtur një seancë gjyqësore kundër Kailit, ku avokati i saj është shprehur se të burgosurit e tjerë e kanë torturuar eurodeputeten duke e penguar të mbulohej, të lahej apo të flinte në qelinë e saj.

Avokati tha se kishte kërkuar edhe një herë lirimin e Eva Kailit dhe vendosjen e një mase më të butë kundër saj.

Nga 11 deri më 13 janar ajo ishte në izolim me urdhër të gjyqtarit hetues Michel Claise. Ajo u mbajt për 16 orë në një qeli policie, në të ftohtë, pasi i refuzuan të merrte batanije dhe i morën pallton, drita ishte gjithmonë e ndezur, gjë që e pengonte të flinte, ajo nuk lejohej të lahej edhe pse kishte menstruacione”, shprehen avokatët e saj.

Sipas tij “këto sjellje shkelin Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, janë torturë dhe na kthejnë në mesjetë. Ju kërkoj t’i bëni publike këto fakte, sepse fakti që ato njihen përfaqëson shpirtin e drejtësisë. Unë vazhdoj të shpresoj se procesi do të jetë i drejtë, sepse ne jemi në Evropë”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit