Ditën e sotme banorët e fshatrave Kërçisht i Poshtëm dhe Kërçisht i Sipërm në Maqellarë të Dibrës kanë vijuar sërish protestat për marrjen e uijt në malin mbi këto fshatra.
Banorët e kësaj zone kanë protestuar edhe herë të tjera për këtë problem, por nga ana e organeve kopetente nuk është marrë asnjë masë për zgjdhjen e këtij problemi.
Ata akuzojnë Bashkinë dhe firmën fituese për ndërtimin e një ujësjellësi për fshatin Maqellarë se po ushtrojnë presione mbi ta, ndërsa shprehen se nuk është zhvilluar asnjë dëgjesë publike për këtë projekt.
Sipas banorëve po tentohet që mjetet e firmës të punojnë gjatë natës por fshati ka vendosur të bëjë roje.
Protestat e vazhdueshme nga ana e banorëve të këtij fshati janë pasqyruar në kronikat e Tv Bulqizës.
Situata e tensionuar e banorëve vihet re edhe në kronikën e para disa kohëve të trasmetuar nga ana jonë.
/btvnews.al