Një shqiptar në Britani ka rënë në prangat e policisë, pasi kishte përshtatur banesën për kultivimin e kanabisit.
Mediat e huaja shkruajnë se bëhet fjalë për 37-vjeçarin Eduart Rrapushaj. Në pronën e tij gjatë kontrollit u gjetën 246 bimë kanabisi me një vlerë prej 388,000 £.
Në pranga kanë rënë edhe tre persona të tjerë pasi ishin të përfshirë në këtë aktivitet.
Më tej u zbulua se autorët kishin arritur të realizonin furnizimin me energji në mënyrë të paligjshme.
Rrapushaj pasi pranoi fajësinë, u shpreh para gjyqtarëve: “Kërkoj falje dhe unë marr të gjithë përgjegjësinë”.
Sakaq persona e përfshirë në ngjarje janë Eneo Kamberi, 23 vjeç, Esat Qama, 25 vjeç dhe Eriton Qato, 28 vjeç.
Të tre të rinjtë dolën para gjykatës dhe të gjithë u lanë në paraburgim. /btvnews.al