E martë, 26 Nëntor, 2024

VIDEO – Luizi i shpreh dashurinë, Kiara kërkon që të distancohet: Je bërë i lodhshëm

Fjalët e ëmbla të Luizit ndaj Kiarës nuk kanë ndaluar në asnjë moment, gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.

Këngëtari është fiksuar me moderatoren që prej ditës së parë të qëndrimit në shtëpi, nuk i është ndarë në asnjë moment dhe çdo ditë thotë se do që ta bëjë atë për vete.

Ditët e fundit kanë qenë thuajse më të bukurat për dyshen, pasi edhe afrimiteti ka qenë më i madh. Luizi i tha sërish Kiarës sot se e do shumë atë.

Edhe pse ai flet ëmbël me Kiarën, kjo e fundit i tha atij që të ndryshojë sepse po lodhet shumë me këtë sjellje. Teksa ishin duke biseduar tek krevati i Kiarës, kjo e fundit i tha që është bërë shumë i lodhshëm dhe duhet që të ndryshojë sjellje pasi nëse vazhdon kështu mund ta humbasë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit