Rita Ora dhe Taika Waititi janë një nga çiftet më të rinj në Hollywood që kanë përfunduar në titujt e të gjitha gazetave për raportin mes tyre.
Këngëtarja Rita Ora dhe Taika Waititi kanë pasur një romancë përrallash që nga takimi për herë të parë në fillim të vitit 2021, dhe çifti u njohën shumë kohë përpara se ta ndanin lajmin e madh me botën. Çifti ishin mikëpritës të mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2022, në nëntor të vitit të kaluar.
E teksa qëndruan për disa ditë në Dyseldorf ku edhe po mbahej eventi, dyshja realizuan një dokumentar me “Vogue”, duke treguar se si është të kalosh 24 orë me ta.
Mes shumë aktiviteteve që zhvillojnë gjatë ditës, regjisori Taika i ra në sy se si Rita ndalon rrugës dhe përshëndetet me shqiptarët e diasporës.“Çfarë ndodhi atje jashtë? Ne thjeshtë ishim duke ecur rrugës dhe rastësisht çdonjëri ishte duke folur shqip. Çfarë dreqin ishte kjo?, pyet Taika bashkëshorten e tij.
Rita Ora e Taika Waititi bëjnë tatuazh inicialet e njëri-tjetrit në këto vende të ndjeshme.
“Pra në thelb, ka kaq shumë shqiptarë çdo kund dhe…ata janë më të mirët. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin. Pra, natyrisht ata ishin pronarët e picerisë. Ne thjesht ndaluam dhe ata na thanë: ‘Ejani për një pica tek ne’”, përgjigjet Rita. Ndërkohë, pasi kishin shijuar picat në restorantin shqiptar në Dyseldorf, regjisori zelandez pati një këshillë për të gjithë ata që duan të hyjnë në një lidhje me një shqiptar/e. “Rita gjeti të gjithë shqiptarët. Shqiptarët dinë se ku ta gjejnë njëri-tjetrin. Nëse do të martoheni me një shqiptar, ju më mirë mësoni shqip”, tha Waititi.
Rita përndryshe ka paralajmëruar rikthimin në muzikë me një album të ri këtë vit, kënga e parë e të cilit “You Only Love Me” do të publikohet më 27 janar.