Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në zyrën e tij kryebashkiakun e Maltepe në Stamboll, Ali Kilic.
Në një njoftim për mediat nga Partia Demokratike bëhet me dije se Berisha se në takim ka diskutuar për bashkëpunimin dy palësh dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Duke u ndalur në datën 14 Maj e cila është datë zgjedhjes si në Shqipëri ashtu edhe në Turqi, Berisha ka thënë se duhet punuar për ta kthyer atë në një ditë fitoreje. “Të punojmë fort dhe ta kthejmë 14 majin në ditë fitoreje për Turqinë dhe Shqipërinë”, u shpreh lideri i PD.
Kiliç tha se Berisha ka të njëjtat parime me kryetarin e opozitës në Turqi dhe lufton për to. “Edhe në Shqipëri, si në Turqi është e njëjta situatë, me shkelje ligjesh, trafik droge dhe mafia. Me para të zeza, krim e drogë blihen e riblihen zgjedhjet”, theksoi kryetari i Maltepe./btvnews.al