Për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar, kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut do të fitojnë përsëri intensitet deri mesatar.
Në lartësinë mbi 700-800 metra reshje dëbore me intensitet deri mesatar. Era do të vijojë të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në orët e pasdites e kryesisht të mbrëmjes do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga 3 deri në 11°C, në zonat e ulëta nga 5 deri në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 8 deri në 14°C./btvnews.al