Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka njoftuar se forca dhe mjete të Forcave të Armatosura janë dislokuar në Kukës dhe janë të gatshme për të ndërhyrë në Kosovë për të mbështeutr banorët që po rrezikohen nga përmbytjet.
Në një njoftim në mediat sociale, teksa ka publikuar dhe një video ku shihet mjetet e FA që janë në gatishmëri.
“Forca dhe mjete nga FA janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit.
Të gatshëm të ndërhyjmë në koordinim me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës. Me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira”, shkruan Peleshi./btvnews.al