E martë, 26 Nëntor, 2024

Po udhëtonte me biçikletë, 28-vjeçarja shqiptare përplaset nga një motor dhe grabitet

Një 28-vjeçare shqiptare në Itali është aksidentuar dhe është grabitur nga një drejtues motori. Mediat në vend bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Porto Nuova në Milano, ku e reja është përplasur nga një motor dhe më pas drejtuesi e ka grabitur duke i marrë sendet personale.

28-vjeçarja ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur u godit nga motori, që e rrëzoi përtokë. Në atë moment, drejtuesi zbriti, iu afrua dhe i mori çantën ku kishte dy telefona dhe portofolin dhe më pas u largua me shpejtësi.

Grabitësi ende nuk është identifikuar nga autoritetet, por po punohet për gjetjen e tij. Ndërkohë shqiptarja mësohet se nuk ka pësuar dëmtime serioze dhe ka qenë në gjendje që t’u tregojë hetuesve të gjithë atë që i ndodhi.

Policia ka sekuestruar kamerat në zonë me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit