Pas reshjeve të shiut, në Bulqizë gjatë natës dhe ditës së sotme kanë nisur edhe reshjet e dëborës. Reshje dëbore kanë rënë edhe në njësinë administrative Martanesh, Trebisht, si dhe ne fshatrat e njësive Ostren, Zerqan dhe Fushë Bulqizë.
Reshje të dendura të dëborës ka edhe në minierat e Zonën D, si dhe minierat e Martaneshtit ku kalimi i automjeteve bëhet me zinxhir me shumë vështirësi.
Probleme nga reshje e dëborës ka edhe në segmentin e rrogës së Arbërit në qafën e Murrizit e cila është bllokuar, ndaj policia bën thirrje drejtueseve të automjeteve që të mos udhëtojnë në këtë segment deri në hapjen e rrugës./btvnews.al