Policia spanjolle ka finalizuar këtë te premte një super operacion dhe ka arritur që të sekuestrojë rreth 4.5 ton kokainë.
Sipas mediave vendase bëhet me dije se droga është sekuestruar në një anije, në afërsi të ishujve Kanarie. Gjatë operacionit janë vënë në pranga 15 persona, që ishin anëtarë të ekuipazhit të anijes. Mes të arrestuarve 2 janë shqiptarë, ndërsa 13 të tjerët nga Pakistani.
Interceptado un carguero con 4.500 kilos de #cocaína al este de #Canarias y detenidos sus 15 tripulantes.https://t.co/7VdZOpDxFx pic.twitter.com/n39bmyR6JY
— Guardia Civil 🇪🇸 (@guardiacivil) January 20, 2023
Emrat e të arrestuarve nuk bëhen të ditur nga autoritetet vendase, por bëhet me dije se sekuestrimi i kësaj sasie të madhe kokaine u bë falë bashkëpunimit të disa agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.
Anija në fjalë ishte rreth 100 metra e gjatë dhe mbante flamurin e shtetit afrikan të Togos. Paraprakisht raportohet se ajo që ngriti dyshimet e autoriteteve ishte fakti se ekuipazhi kishte deklaruar se transportonte 200 ton kafe, një sasi shumë më e madhe nga kapaciteti i anijes./btvnews.al