Një shtetas shqiptar është arrestuar sot në Kroaci, pasi dyshohet se ka ndihmuar në kontrabandimin e disa emigrantëve.
Sipas mediave vendase, 29-vjeçari shqiptar është bashkëpunëtor i shoferit i cili ka braktisur një makinë më gashtë emigrantë të plagosur.
29-vjeçari akuzohet për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në Kroaci.
Policia bën me dije se ditën e mërkurë, shqiptari po drejtonte një makinë Audi me targa italiane, duke i dhënë instruksione shoferit të makinës që po transportonte emigrantët.
Ditën e djeshme shqiptari është dërguar në paraburgimin e Istrias në Kroaci.