Dhjetra automjetete kanë mbetur të bllokuara në baypass-in e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit, pasditen e kësaj të shtune.
Sipas raportimeve te bera nga gazetari yne Enver Doci, situata është vështirësuar orët e fundit kur është rritur intensiteti i reshjeve të dëborës, ç’ka ka bërë që borëpastrueset të mos e mbajnë nën kontroll.
Mjete të transportit publik dhe private kanë ngecur aty për shumë kohë ndërsa qëndruan në pritje të hapjes së qarkullimit.
Po ashtu, mësohet se ka mjete që kanë dalë nga rruga për shkak se kanë rrëshkitur në dëborë. Udhëtarët thanë se nuk kishin njoftim për bllokim të lëvizjes ndaj zgjodhën këtë aks për tju drejtuar Tiranës apo zonave të Qarkut Dibër.
Hapja e lëvizjes në këtë rrugë është e vështirë edhe për faktin se është e ngushtë dhe disa mjete kanë dalë jashtë karrexhate.
Ndërkohë, policia e Dibrës ka njoftuar se do të ndërpresë lëvizjen në rrugën e Arbrit deri në hapjen e bypass-it.
Blutë këshillojnë qytetarët që të përdorin aksin tjetër, Klos–Burrel–Skuraj. /btvnews.al