Mëngjesin e sotëm gjithë rrethi i Bulqizës është mbuluar nga petku i dëborës.
Aktualisht në akset nacionale nuk ka probleme për kalimin e makinave.
Reshjet kanë vështërisuar qarkullimin në akset e rrugëve ruale si në Martanesh, Ostren, Trebisht, Zerqan si dhe në disa fshatra të njësisë Fush Bulqizë.
Policia lokale e Bulqizës bën thirrje drejtuesëve të automjeteve që lëvizin në rrugët ruale të përdorin zinxhirë, si dhe drejtuesëve që transportojnë minatorët për tek galeritë e kromit.
Reshjet kane shkaktuar probleme në linjat e tensionit ku kane lënë pa energji disa fshatra të Gollobordës! /btvnews.al