E martë, 26 Nëntor, 2024

Pallatet e dëmtuara nga tërmeti në rrezik shembje. Prefekti: Nëse banorët nuk do dalin nga banesat policia do përdore forcën

Në Bulqizë janë dy pallate që rrezikojnë shembjen si pasojë e dëmtimit nga tërmeti.

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se të dy këto objekte janë dëmtuar që në vitin 2019, por masa e dëmtimit është rritur nga tërmeti i 15 Janarit.

Nisur nga kjo Shehu shtoi se iu është kërkuar famioljeve që vijojnë të jetojnë ende aty të largohen me dëshirën e tyre si ato në pallatin në lagjen e re e po ashtu edhe ata që jetojnë në lagjen e vjetër.

Prefekti Nexhbedin Shehu shtoi se nëse ato nuk largohen vullnetarisht, do të përdoret forca e ligjit.

Familjet e mbetura ende në këto pallate refuzojnë të dalin pasi kërkojnë që t’ju gjendet një banesë me qera dhe të sigurohen se do të marrin banesën e re nga Bashkia e Bulqizës. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit