E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Policia bllokon Rrugën e Arbrit për shkak të rreshjeve dhe iu bën thirrje drejtuesve të automjeteve të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz

Aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë është bërë i pa kalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.

Policia bë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz deri në njoftim të dytë.

Njoftimi i Policisë:

Si pasojë e reshjeve të dëborës, aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë është bërë i pa kalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Patrullat e Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe Patrullat e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë koordinuar veprimet në të dyja anët e bypass-it në Qafë Murrizë, duke marrë masa për të mos lejuar lëvizjen e automjeteve deri në pastrimin e rrugës.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit