E martë, 26 Nëntor, 2024

Dhunoi bashkëshorten dhe e detyroi që të vriste veten, 37-vjeçari në Dibër arrestohet nga policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër këtë të diel. Policia e këtij qyteti sqaron se një 37-vjeçar ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka detyruar atë që të kryej vetëvrasje duke konsumuar lëndë helmuese.

Por historia nuk mbaron këtu. 37-vjeçarti mësohet të ketë qenë i dehur në momentin e debatit me bashkëshorten e tij. Ai pasi ka parë që gruaja ka konsumuar lëndë helmuese, në gjendje të dehur e ka dërguar atë me makinë në spital.

Policia sqaron se gjatë rrugës për të shkuar në spital, çifti ka pësuar aksident pasi makina ka dalë nga rruga. Tashmë kundër 37-vjeçarit rëndojnë disa akuza si “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe ai është vënë në pranga nga policia.

NJOFTIMI I PLOTW I POLICISW

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila konsumoi një sasi lënde helmuese duke rrezikuar jetën, 37-vjeçari në gjendje të dehur e transportoi  me automjet bashkëshorten për në spital, por humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Policia ka vënë menjëherë në pranga 37-vjeçarin dhe ka transportuar për në spital bashkëshorten e  tij e cila ndodhet nën kujdesin e  mjekëve.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”,   i shtetasit B.R., 37 vjeç, banues në Dibër.  Ky shtetas  në gjendje të dehur ushtroi dhunë  psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 29-vjeçare dhe për pasojë kjo e fundit konsumoi  lëndë helmuese duke rrezikuar jetën.

Shtetasi B.R., duke transportuar me automjet bashkëshorten e tij për ndihmë mjekësore në spital, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pas testit të alkoolit shtetasi B.R., ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur i cili në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit