E martë, 26 Nëntor, 2024

Ditë ritmike ka për të qenë kjo e sotmja, si parashikohet horoskopi për këtë të diel

DASHI- Sot do jeni shumë të matur dhe të kujdesshëm ju të dashuruarit, kështu që marrëdhënia me personin që keni në krah ka për të qenë më e mirë. Për financat dëgjojini me kujdes këshillat që do iu japin të afërmit sepse do jenë shumë të vlefshme.

DEMI– Ditë jo shumë e qëndrueshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Mund të kapeni pas gjërave të kota dhe do keni edhe debate të ashpra. Beqarët as nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse do jenë shumë të ngarkuar me punë.

BINJAKËT- Do jeni më të kuptueshëm me partnerin tuaj sot dhe do i zgjidhni sot disa mosmarrëveshje të vogla që keni pasur. Po u sollët si sot gjerët do ju ecin më së miri edhe më vonë. Me financat do jeni shumë optimistë dhe të arsyeshëm njëkohësisht.

GAFORRJA– Ditë ritmike ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Mund të ketë edhe debate të vogla në ndonjë moment, por në përgjithësi do ja kaloni mirë me partnerin dhe do i shprehni ndjenjat më tepër.

LUANI-  Ditë shumë e trazuar ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Shpesh do ndiheni keq dhe mund të bëni edhe gabime të mëdha. Beqarët do jenë sensualë, joshës dhe te gatshëm për çdo lloj gjëje.

VIRGJËRESHA– Çiftet që kanë kaluar vështirësi e probleme kohët e fundit, sot do ndihen shumë më mirë. Po të ishin treguar më tolerantë më parë gjendja nuk do kishte arritur këtu.

PESHORJA– Çiftet që kanë pasur vështirësi kohët e fundit, ka rrezik të vendosin edhe për ndonjë ndarje sot. Nga njëra anë kjo do i çlirojë disi, por nga ana tjetër do i mërzitë pa masë.

AKREPI- Jeta juaj në çift mund të ketë edhe momente delikate gjatë kësaj dite, por në tërësi gjërat kanë për të ecur goxha mirë. Mes jush nuk do ketë as probleme. Beqarët nuk do duan të bëjnë asnjë lloj ndryshimi në jetën e tyre sepse edhe ashtu ndihen për mrekulli.

SHIGJETARI- Duke qenë se asnjë planet nuk do ketë ndikim negativ tek jeta juaj në çift gjatë kësaj dite, gjërat kanë për të ecur për mrekulli. Qetësia do mbizotërojë gjithë kohës. Do bëni edhe disa investime.

BRICJAPI- Ka rrezik të jeni shumë xhelozë ndaj partnerit tuaj sot dhe kjo mund të ndezë debate të zjarrta në disa momente. Nëse vazhdoni të silleni ne këtë mënyrë mund të shkatërroni shumë shpejt çdo gjë.

UJORI– Ditë e hareshme do jetë kjo e sotmja për të gjithë të dashuruarit. Mes jush dhe partnerit çdo gjë do ecë sipas parashikimeve. Në planin financiar nuk parashikohen aspak probleme sepse çdo hap që do e hidhni do e bëni me largpamësi.

PESHQIT- Do keni divergjenca të mëdha me partnerin tuaj gjatë gjithë kësaj dite dhe nuk do mendoni të bëni asnjë lloj tolerimi ndaj tij. Sektori i financave do lërë për të dëshiruar, prandaj do jeni të detyruar të hiqni dorë nga disa shpenzime në mënyrë që t’ia dilni mbanë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit