E premte, 29 Nëntor, 2024

Drejt përmirësimit situata nga përmbytjet në vend,  por reshjet do të vijojnë

Ditën e sotme dhe të nesërme do të vijojnë reshjet e shiut në të gjithë vendin. Në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër, Korçë dhe Gjirokastër do të kemi reshje bore me intensitet të ulët dhe mesatar.

Temperaturat minimale do të shkojnë në -3 gradë. Pas datës 24 moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash. Nga  raportimet në Qendrën Kombëtarë Operacionale të Emergjencave Civilë situata ditën e sotme paraqitët më e qetë në krahasim më ditët që lamë pas.

Nivelet e lumenjve edhe sot janë nën nivelin kritik, dukë mos paraqitur rrezikshmëri për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre. Kuotat ë lumit Drin në pikëmatjen në Lezhe është në nivelin 0.7 m nga 2 m që është niveli kritik. Në Shkodër në hidrometrin Ura e Bohçallekut shënon kuotën 6.1 m nga 7.5 m niveli kritik. Niveli i Liqenit në hidrometrin Ura e Bunës shënon kuotën 8.25 m nga 8.7 m niveli kritik.

Shifrat krahasuar më ditën ë djeshme janë në ulje. Shkarkimet nga Kaskada e Drinit sot janë 300M3/S.

Në Hidrocentralin Digën Ura e Fanit, vazhdojnë shkarkimet më 80 m3/s, ndërsa hidrocentralin e Shkopetit vazhdojnë shkarkimet 220 m3/s. Vijon pa ndërprerje funksionaliteti i hidrovorëve të cilët po punojnë më kapacitet të plotë dhe nuk paraqesin problem për përmbytje.

Për sa i përket furnizimit më energji, ka problematika vetëm në disa zona ruralë të qarqeve Elbasan, Bërat,  Kukës dhe Shkodër.

Strukturat ë OSHEE janë dukë punuar në terren pa ndërprerje për të rikthyer energjinë elektrike në kohë. Furnizimi më ujë ti pijshëm vijon normalisht në të gjithë vendin./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit