Sot festohet Viti i Ri Kinez, traditë e cila është e përhapur në shumë vende të botës. Në Kaliforni kjo festë është kthyer në tragjedi.
Sipas mediave vendase bëhet me dije se në një festë ku ishin mbledhur qindra njerëz ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Të shtënat janë dëgjuar në një klub vallëzimi në Monterey Park, që është shtëpia e një prej komuniteteve më të mëdha aziatike në Los Angeles dhe shumë prej tyre ishin jashtë duke festuar Vitin e Ri.
Policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar dhe dhënien e detajeve për ngjarjen por në raportet e radios policore thuhet se është një numër i lartë viktimash.
Viti i Ri hënor është festa më e rëndësishme vjetore në Kinë. Çdo vit emërtohet në bazë të 12 shenjave të zodiakut kinez./btvnews.al