Skuadra e Juventus në Itali mund të mos lejohet që të luajë në Europë për shkak të skandalit financiar në të cilin është përfshirë.
Deri tani ‘Zonja e Vjetër’ është dënuar me 15 pikë zbritje dhe renditet në vendin e 10 në Seria A, por nuk do jetë vetëm ky dënimi.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, UEFA mund ta ndalojë Juventusin nga kompeticionet evropiane për shkak të ‘sjelljes josportive’.
Por Juvendi mund të përballet dhe me dënime të tjera pasi akuzohet dhe për fshehje të bilanceve zyrtare gjatë pandemisë Covid-19.
Nëse vërtetohet se Juventusi paguante fshehurazi pagat, duke mos lënë asnjë gjurmë në pasqyrat e tyre financiare, UEFA do të rishikojë marrëveshjen e zgjidhjes duke marrë parasysh shifrat e reja në bilancin e tyre./btvnews.al