E premte, 29 Nëntor, 2024

LISTA – Përmbytjet në vend, Ministria e Arsimit: Në 13 shkolla nuk do të zhvillohet mësim nesër

Ministria e Arsimit ka njoftuar këtë të diel se në 13 shkolla nuk do të rinis mësimi ditën e nesërme. Në një njoftim për mediat, ministria sqaron se mësimi nuk do zhvillohet në disa shkolla që janë në Shkodër, pasi situata aty është ende e rënduar.

NJOFTIMI I PLOTË I MINISTRISË:

Strukturat tona arsimore, së bashku me bashkitë, kanë qenë në terren gjatë gjithë fundjavës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor ditën e hënë. Fatmirësisht, pjesa më e madhe e shkollave ku u ndërpre mësimi javën e kaluar janë kthyer në normalitet, përveç 13 shkollave në disa njësi administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), ku për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, procesi nuk mund të fillojë ditën e hënë.

  1. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë,
  2. Shkolla 9-vjeçare “Gimaj”, Shalë,
  3. Shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë,
  4. Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
  5. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,
  6. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
  7. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,
  8. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
  9. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
  10. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,
  11. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,
  12. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,
  13. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.

Mbetemi të angazhuar maksimalisht me strukturat tona arsimore, duke besuar fort edhe në bashkëpunimin sa më të ngushtë me njësitë administrative përkatëse të Bashkisë Shkodër, që të punojmë së bashku për rikthimin sa më shpejt në normalitet edhe në këto shkolla./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit