E premte, 29 Nëntor, 2024

Po fuste drogë brenda burgut të Drenovës, kapet në flagrancë polici

Një punonjës policie është kapur në flagrancë, teksa përpiqej të fuste lëndë narkotike në burgun e Drenovës.

Sipas informacioneve të deritanishme bëhet me dije se efektivi Nevis Ibrahimi, është kapur gjatë kontrollit ku i është gjetur një sasi kanabisi e fshehur në veshje.

Nuk dihet ende sasia e drogës pasi pritet të peshohet ndërsa punonjësi i policisë u arrestua. Ndërkohë hetimet po vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit