Edhe pse policia prej ditës së djeshme ka bërë thirrje që të shmanget sa më shumë qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Arbërit, ku pjesa më problematike është Qafë-Murrizi, të shumtë kanë qenë ata që kanë udhëtuar në këtë aks.
Ditën e sotme në segmentin e By Pass-it të Murrizit ka pasur radhë të gjata automjetesh. Për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave kalimi për shumë makina ka qenë dhe i pamundur.
Siç shihet nga fotot e siguruara nga btvnews.al, radha e automjeteve është e gjetë dhe shumë kanë mbetur të bllokuara./btvnews.al