Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos së Zvicrës. Prej andej ai ka folur për Kosovën dhe të serbëve që jetojnë aty dhe tha se për këtë temë ka diskutuar dhe me ndërkombëtarët.
“Me përfaqësuesit ndërkombëtarë vazhdova diskutimin e vështirë, por të domosdoshëm dhe të hapur me qëllim të zgjidhjes së çështjes së flaktë për vendin tonë, që është jeta dhe mbijetesa e popullit tonë në Kosovë”, tha ai.
Më tej u shpreh se Serbinë nuk e presin ditë e lehta, pasi sipas tij duhet të jenë të gjithë të bashkuar dhe se dorëzimi nuk është zgjedhje.
“Nuk na presin ditë të lehta dhe as zgjidhje. Për të mbrojtur dhe ruajtur edhe vendin dhe popullin duhet të jenë të bashkuar dhe të bashkuar. Unë bëra të pamundurën për ta ruajtur dhe mbrojtur Serbinë dhe do të vazhdoj ta bëj këtë, sepse dorëzimi nuk ishte kurrë një opsion. Serbia do fitoj!”, tha presidenti i Serbisë./btvnews.al