Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ashtu siç lajmëroi mëngjesin e të hënës ka bërë gati kallëzimin për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha.
Manja në kallëzimin e tij që e ka depozituar në SPAK akuzon dhe ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, të cilët kanë qenë në detyrë në 21 Janar 2011.
Sipas kallëzimit të ministrit, Barisha, Basha dhe Prendi akuzohen për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “shpërdorim detyre”./btvnews.al