Melinda Ademi ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në “Zemër Luana”. Artistja është vendosur përballë pyetjeve që lidhen kolegët e saj, ku nuk ka hezituar të kthejë përgjigje.
Për habinë tonë, Melinda u shpreh se do të dëshironte të kishte një bashkëpunim me Rina Balajn. Ndërsa ruante akoma rezerva, shumë të forta madje për Tayna-n.
Ndër të tjera Ademi u shpreh se ajo përpos që flet pas krahëve për të, është përpjekur disa herë t’i pengojë rrugën e saj. E mbushur, Melinda Ademi nuk mbaroi këtu.
Reperja i dërgoi një mesazh nëpërmjet ekranit, “armikes së saj”. “Mos mendo se nuk i kam dëgjuar fjalët,”-u shpreh Melinda.
Pas publikimit të këngës më të re nga Tayna, në të cilën ajo thumbonte reperen Melinda, ka ardhur më herët edhe reagimi nga kjo e fundit.
Në disa postime në Instastory, Melinda tha se katër vite më parë kur ajo u bë pjesë e tregut, koleget filluan të dukeshin ndryshe dhe të bëhen si ajo.
“Më duket shumë për të qeshur. Në 2018 e gjithë estrada shqiptare u duk ndryshe, dhe ende sot 2022 po duken të gjithë si unë. A keni shkuar tek doktorët me foton time apo çfarë ka ndodhur. E vërteta është e vërteta, mos u prekni vetëm shikoni fotot para dhe pas do e shikoni se ku e kam fjalën. Sepse unë jam më realja këtu”- u shpreh Melinda.
Ajo nuk ka përmendur emra konkretë, por fansat dyshojnë se bëhet fjalë konkretisht për Taynën.