Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë gjermane pasi u kapën duke grabitur një banesë.
Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët 35 dhe 40 vjeç u arrestuan në Obercatrop.
Dy grabitësit u pikasën nga një person atyre pranë i cili menjëherë lajmëroi policinë. Menjëherë, pas kësaj një prej grabitësve u hodh nga dritarja për t’i shpëtuar policisë, por pa arritur të ia dalë.
Ndërkohë pasi u arrestuan gjatë kontrolleve nga policia iu sekuestrua edhe pasuria që kishin grabitur. Hetimet ende vijojnë pasi autoritetet dyshojnë se mund të kenë kryer edhe grabitje të tjera. /btvnews.al