E premte, 29 Nëntor, 2024

“Bandat shqiptare janë stërvitur nga kartelet e drogës”, The Sun: Po imitojnë mafien italiane

Media britanike “The Sun” ka sulmua sërish shqiptarët në një artikull për bandat shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në Angli. Shkrimi mban titullin “Si baronët e drogave të kartelit ‘stërvitnin’ bandat shqiptare për të përmbytur Britaninë e Madhe me kokainë”.

Kjo media shkruan se “gangsterët shqiptarë po mbushin Britaninë e Madhe me kokainë përmes marrëdhënieve të krijuara prej kohësh me kartelet e drogës pasi imitojnë mafien italiane”.

Një ekspert për çështjet e drogës tha për The Sun se “marrëdhënia e tyre është e suksesshme. Pavarësisht disa vrasjeve, ajo ka qenë shumë e suksesshme. Fakti që ne shohim shumë dërgesa që mbërrijnë në Evropë, të cilat shqiptarët i kanë nën kontroll, tregon se është në funksion. Është një lidhje e fortë dhe e vendosur mes shqiptarëve dhe karteleve. Shumë solid dhe i vendosur mirë.”

Eksperti tha se prania shqiptare në Amerikën Latine filloi kur emigruan në Itali pas rënies së regjimit komunist në vitet 1990.

Po ashtu sipas tij u krijua ky rrjet furnizuesish, bandat shqiptare në Britani dhe në pjesën tjetër të Evropës mundën të kontrollonin tregun, të shisnin më lirë dhe të shisnin më shumë.

Eksperti shtoi se ka shumë mundësi që bandat britanike të mos kenë lidhjet e tyre me kartelet sepse kalojnë përmes bandave shqiptare./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit