Ditën e sotme Policia Rrugore e Qarkut Dibër ka vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Si pasojë është arrestuar një shtetas pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe është proceduar një tjetër shtetas në gjendje të lirë.
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
✅ është arrestuar në flagrancë një shtetas pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
✅ është proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër për shkelje të rrugallve të qarkullimit rrugor.
✅10 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë monitoruar akset rrugore me dron për parandalimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara. /btvnews.al