Një shtetas shqiptar në Angli është arrestuar, pasi autoritetet e kanë kapur në një banesë me 200 bimë kanabisi, që nëse do të hidheshin në treg do të kapnin vlerën deri në 177,000 £.
Mediat britanike BBC, bën me dije se shqiptari është identifikuar si Din Truni, u prangos të shtunën në një banesë në Workington, Cumbria.
20-vjeçarim mësohet se ka shkruar në Mbretërinë e Bashkuar dy muaj më parë. Ai pranoi se në banesë po rritej kanabis kështu ai u dënua me tetë muaj burg.
Gjykatës iu tha se Truni erdhi në MB me një varkë të vogël pasi u largua nga Shqipëria dhe ai humbi të gjitha pasuritë gjatë udhëtimit të tij dhe nuk kishte para për strehim, nuk kishte kontakte apo njohuri të gjuhës angleze.
Ferma e kanabisit ishte e dyta e gjetur në Workington brenda pak ditësh. 200 bimë të tjera, me një vlerë prej gati 400,000 £, u zbuluan në një pronë në Market Place./btvnews.al