E martë, 26 Nëntor, 2024

Manastirliu u premton mjekëve specialistë rritje page me 7%

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar këtë të hënë një takim me mjekët specialistë dhe u ka premtuar atyre se do të ketë sërish rritje page me 7%.

Ne do të vijojmë të punojmë jo vetëm për përmirësimin e kushteve të punës por paralelisht për rritjen e pagave ku sërish buxheti 2023 do të vijë me një rritje pagash 7% për personelin mjekësor dhe infermieror në të gjithë vendin, duke filluar nga muaji korrik. Do të kemi gjithashtu edhe programin e bonusit dhe programin e patronazhit, që nëpërmjet incentivave financiare të kemi mbulim sa më të mirë me mjekë specialistë në të gjithë vendin”, tha ministrja.

Duke folur për incentivat që krijohen përmes autonomisë spitalore, Ministrja Manastirliu tha:

Sfida me autonominë spitalore është padyshim një sfidë që lidhet me spitalet rajonale, përveçse me spitalet universitare, e cila do të krijojë mundësinë që të kenë një autonomi spitali edhe për burimet njerëzore, pra autonomia menaxheriale e krijon këtë mundësi, për të pasur më shumë incentiva finaciare, për të pasur më shumë mbështetje financiare, bazuar mbi performancën e punës së mjekëve në sistemin shëndetësor publik, por edhe mundësi të reja që ne duam të krijojmë pikërisht në sistemin shëndetësor publik, në atë spitalor specifikisht, me përfshirjen e modelit të autonomisë spitalore në strukturat tona”, u shpreh ajo.

MSHMS së bashku me Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, gjithashtu edhe me Fakultetin e Mjekësisë këtë vit do të hapin mbi 300 kuota specializimesh, ku rreth 100 prej tyre do të jenë kuota të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, sipas planit për të patur mjekë specialistë në të gjithë spitalet e vendit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit