Ditën e sotme banorët e fshatrave Kërçishtit i Sipërm dhe i Poshtëm kanë vijuar protestën e tyre në mbrojtje të burimit të ujit.
Banorët e kësaj zone nuk pranojnë ta dorëzojnë uijn, ato shprehen se do ta mbrojnë atë me cdo kusht.
Burra, gra e fëmijë kanë dalë sërish këtë të hënë në rrugë për të ndaluar nisjen e punimeve pas njoftimit se do të shkonin mjetet e firmës që ka fituar zbatimin e projektit. Ata janë të vendosur që nuk do të lejojnë për asnjë arsye marrjen e ujit të fshatit si dhe i kërkojnë Bashkisë Dibër të anulojë projektin.
Protesta e banorëve është monitoruar nga policia e shtetit, ndërsa nuk është shënuar asnjë incident.
Kjo është protesta e rradhës pasi edhe më herët banorët e Këçishtit e kanë kundërshtuar projektin që iu merr uijn fshatit te tyre./btvnews.al