Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me jetën e Matteo Messina Denaros, anëtari i fundit i Cosa Nostra.
Mediat italiane kanë publikuar të dhëna nga jeta e kriminelit të shumëkërkuar prej 30 vitesh, i cili rezulton se kishte një djalë sekret si dhe jetonte me të dashurën e tij. Faktet u gjetën në ‘strofullën’ ku Denaro jetonte, pasi në banesë u gjetën veshje femrash.
Nga hetimet rezulton se Denaro ka jetuar të paktën katër vitet e fundit në Campobello di Mazara. Mes këtyre hipotezave, thuhet se Denaro jetonte në këtë banesë me djalin e tij të fshehtë. Në strehën e tij në Campobello di Mazara, hetuesit gjetën imazhe dhe pajisje nga filmi “The Godfather”. Kujtojmë se Matteo Messina Denaro ka edhe një vajzë tjetër. Kjo e fundit, nuk ka pasur kurrë kontakt me të atin që nga lindja. /btvnews.al